Pas marrjes në pyetje nga prokurorët belgë, kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur tek Teatri Kombëtar për të nënshkruar marrëveshjen mes Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe PD-së.
Basha është pritur me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Ata kanë vijuar thirrjet ‘Rama ik’
Kujtojmë se artistë dhe aktivistë të djathtë po qëndrojnë që prej ditës së djeshme në ambientet e teatrit për të mbrojtur godinën nga shembja.
Ndërkohë në krah të artistëve ndodhen edhe ish-deputetë si nga PD, ashtu edhe nga LSI.