Fill pas nënshkrimit të marrëveshjes me gjashtë pika konkrete mes artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës, regjisori Edmond Budina ka paralajmëruar kreun e PD, Lulzim Basha se nëse nuk mban fjalën sipas kontratës, atëherë ai do jetë i pari që do dalë kundër tij me zë të lartë.
“Ne s’jemi askush po të mos ishin këta (publiku), nëse nesër ju nuk realizoni ato që keni shkruar unë i pari do jem kundër jush. E lexova kontratën, ka një gjë. O kjo kontratë firmoset nga të gjithë ju, ose më duket absurde.
Nëse nuk e firmosim të gjithë, atëherë unë nuk e firmos. Jam me ju. Këtu s’ka protagoniste, populli e ka marrë fuqinë në dorë. Edhe nga pikëpamja juridike përsipër merr PD të bëjë diçka, ne çfarë marrim përsipër ai aleanca për mbrojtjen e teatrit është simbolike, e firmos kreu i PD, me popullin. Jam me ju, mos na tradhtoni”, u shpreh regjisori.