Kryetari i ri i Devollit, Eduard Duro ka arritur që të futet në ambientet e Bashkisë. Dera u hap me kaçavidë nga një punonjës, për të bërë të mundur që Duro të futet në brenda.
Megjithatë ku i fundit nuk ka shkuar në zyrën e tij pasi dera e saj ishte e mbyllur, duke pritur që edhe ajo të hapet me forcë njësoj si dera kryesore.
Sot u testua për herë të parë qëndrimi i prerë i Lulzim Bashës për të mos liruar zyrat. Kryetari i PD në këtë bashki, Bledjon Nallbati, nuk lejoi që socialistët të hynin në ambientet e bashkisë duke e zhvendosur kështu takimin në ambientet e prefekturës.
Në mbështetje të socialistëve në Devoll shkoi Balla e Peleshi. Në mbledhjen e zhvilluar në prefekturë, u betua kryetari i ri, Eduart Duro, si dhe Eroldin Begolli u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak në Devoll.