Familja e Festim Latos në Vlorë ka hapur dyert e m.ortit, ndërsa sot pret në aeroportin e Rinasit trupin e paj.etë të 44-vjeçarit që u gjet i v.rarë në Holandë ku jetonte prej vitesh.
Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë, do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit me homazhe të cilat do të mbahen tek “Teatri Petro” në Vlorë.
Autoritetet holandeze konfirmuan dje se trupi që u gjet javën e kaluar në një kanal është i shqiptarit Festim Lato, që ishte vetëshpallur President i Çamërisë. Sipas policisë holandeze ai është v.rarë dhe më pas është hedhur në një kanal.
Për Report Tv, vëllai i Festim Latos. Isuf Lato thotë se presidenti i vetëshpallur i Çamërisë nuk ka lidhje me akuzat që ngrihen nga mediat holandeze se ishte i zhytur në borxhe miliona euroshe.
“Ai çdo gjë e ka bërë me krahët e tij. Ka punuar me devotshmëri me persona të tjerë, i kanë kushtuar rëndësi të veçantë çështjes çame dhe ka arritur deri aty sa çështja ka bërë jehonë deri në Parlamentin Evropian”, u shpreh për mikrofonin e Report Tv, vëllai i Festim Latos.
Ai thotë se nuk ka informacione nga policia holandeze për detajet e v.rasjes së vëllait të tij dhe se kush mund të jenë autorët.