Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një tjetër mesazh të gjithë atyre që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në rrjetin e tij Facebook, Rama ka sjellë në kujtesë një intervistë të shumë viteve më parë të eruditit Jusuf Vrioni, siç e kujton ai, i cili tregon mjaft qartë arsyet pse godina e teatrit duhet shembur.
“Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni”, ka shkruar Rama.