Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn në Beograd u shpreh me tone mjaft pozitive sa i përket çeljes së negociatave të anëtarësimit në vjeshtë.
Zyrtari i Brukselit, gjatë vizitës në Serbi, solli në vëmendje progresin e bërë nga Tirana dhe Shkupi dhe kërkoi që kjo të shpërblehej nga Unioni:
“Kam shumë besim që vendet anëtare të Bashkimit Europian do të japin dritën jeshile në tetor për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit”.