Vangjel Kozma, i njohur ndryshe si skenaristi historik që prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve të “Portokalli-së”, si dhe ka sjellë disa nga materialet më të suksesshme teatrale, mbrëmjen e djeshme bëri një reagim publik lidhur me veprën e tij «Marr guximin» e cila u interpretua në ambientet e Teatrit Kombëtar nga aktori Mehdi Malkaj.
I njohur për natyrën e tij antikonformiste, në reagimin e bërë Kozma shprehej se krijimi i tij ishte marrë pa leje dhe se nuk është dakort që të bëhej pjesë e një aktiviteti me ngjyrime politike.
Ndërkohë, edhe pse mediat pranë opozitës raportuan mbrëmjen e djeshme çdo zë kritik kundër shembjes së teatrit, duket se nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi autorit të veprës që ata duartrokitën në sallë.
Vangjel Kozma, u botua fillimisht në gazetën “TemA” dhe më pas në tre portale të tjera. Sa i përket platformave informative që çdo ditë publikojnë çdo qytetar “dixhital” dhe jo vetëm, duket se nuk kanë preferuar t’i kushtojnë hapësirën që i takon shkrimtarit të njohur të cilit në mënyrë të turpshme i fshinë edhe emrin nga vepra.
Nëse do të bëjmë një kërkim të thjeshtë, edhe mediumet që i predikojnë çdo ditë qytetarëve vlerat e lajmit, kanë zgjedhur të censurojnë skenaristin.
Po çfarë tha Kozma që zemëroi opozitën, artistët dhe mediat pranë saj?
”Marr guximin” unë e kam shkruar si revoltë ndaj atyre plehrave politike dhe njerëzore që do duatrokasin sonte bythëlëpirjen tënde provinciale, injorante dhe mjerane.
Vazhdon të sillesh pabesisht dhe poshtërsisht duke vepruar prapa krahevë.
Turp të kesh, po prapë të mëshiroj se të njoh më mirë sesa njeh ti veten. Lëpirje të mbarë!”
Ai ka komentuar edhe debatin në lidhje me shembjen apo jo të Teatrit Kombëtar.
“Ndërsa, në lidhje me atë që po diskutohet sot, që të prishet apo jo, po deklaroj që ajo barakë turpëruese që quhet Teatër Kombëtare duhet shembure bashkë me atë bandë mjerane dhe mediokre që përfaqëson primitivizmin në luftë me qytetërimin” u shpreh Kozma në prononcimin për gazetën TemA.