Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka deklaruar se Teatri Kombëtar tashmë është çështje delikate dhe e politizuar. Soreca u shpreh për mediat, se nuk mund të themi asgjë, është çështje e autoriteteve.
“Ashtu siç e dini pozicioni për këtë çështje ka qenë i qartë prej muajsh. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Teatri Kombëtar tashmë është çështje delikate dhe e politizuar. BE i ka bërë thirrje qeverisë që tenderimi të jetë i rregullt. Nuk mund të themi asgjë, është çështje e autoriteteve.”, përfundoi ai.