Presidenti Ilir Meta, ka vendosur të bëjë edhe rolin e sizmiologut. Kreu i shtetit ka sfiduar Damian Gjiknurin, pasi parashikon një tërmet më të fortë se ai i ish-ministrit në Dibër.
Ili Meta, i cili e nisi verën në luftë me SHBA-BE, tani po e mbaron duke parashikuar tërmetet nëpër Ballkan.
Në një letër të cilën gazeta SHQIP e disponon, kreu i shtetit duket se ka hedhur pas krahëve situatën politike në vend dhe i drejtohet i shqetësuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Teksa parashikon një ‘shkundje’ apokaliptike, Meta i kërkon llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën.
Prej kohësh flitet për tërmetin që pritet të shkaktojë SPAK në politikë, ku subjekt hetimi do jenë presidentë dhe ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra, ministra dhe ish-ministra; por presidenti krejt papritur na erdhi me rolin e sizmiologut këto ditë, duke na paralajmëruar për tërmet apokaliptik. Zoti na ruajtë, zoti President!