Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me akuzat të artistëve dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ku u shprehën se ai po mbështet kryeministrin Rama për ta prishur teatrin. “Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot ndaj një gazetari për çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit.
Prandaj është e nevojshme të theksoj se sot kam përsëritur qëndrimin e shtatorit të kaluar të Komisionit Evropian, kur autoritetet shqiptare u ftuan për të ndjekur parimet e prokurimit publik të BE-së dhe për të siguruar qasje jodiskriminuese në treg. Unë gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë. Unë shtova se është e nevojshme që t’i jepet kohë procedurave institucionale për të arritur një vendim për çdo mosmarrëveshje ligjore për këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit. Në fund përfundova duke thënë se Delegacioni i BE-së është plotësisht i angazhuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë.”- ka shkruar ai në Twitter.