Lulzim Basha ka qënë ditën e sotme në një takim në qytetin e Librazhdit, por ka “vuajtur” shumë për të mbledhur në një lokal militantë sa për të mbushur tre tavolina dhe justifikuar kohën e qëndrimit tek kamerierët. Megjithëse e kishte lajmëruar disa ditë më parë këtë takim në orën 17.30, militantët demokratë janën marrë me hallet e tyre dhe nuk është paraqitur askush në lokalin ku ishte lënë bashkëbisedimi me liderin e PD.
Basha është vonuar derisa ka filluar xhiroja e mbrëmjes e qytetarëve të Librazhdit për të ardhur tek ambienti ku ishte lënë takimi, por dhe pas kësaj nuk ka mundur të krijojë idenë e pjesëmarrjes pasi i janë larguar njerëzit.(TemA)