Portali “e-Albania” po rrezikon mijëra biznese “të mbyten” me gjoba, pasi prej ditësh ky portal nuk ofron shërbime për regjistrimin e pasqyrave financiare vjetore. Pak ditë nga përfundimi i afatit përfundimtarë (31/07/19), shumë nga drejtuesit e bizneseve në vend i ka kapur paniku, sepse nuk po munden të depozitojnë të dhënat e tyre financiare në këtë portal.
Problemi që hasin prej ditësh drejtuesit e këtyre bizneseve është ndërprerja e shërbimit, edhe pse e kanë detyrim ligjor, i cili në moszbatim sanksionohet me gjobë prej 15000 lekësh. Mesazhi që marrin qytetarët, i shkruar keq dhe i turpshëm për një portal qeveritar, që të ngjan më shumë me një afishe rruge, thotë se:
Dështimi i këtij shërbimi, rrezikon seriozisht mijëra biznese të marrin gjoba në shuma të konsiderueshme, vetëm pse portali nuk punon dhe jo për faj të tyre. Ky shërbim duhet rregulluar menjëherë, që përgjegjësia e moszbatimit të urdhrit nga “Qendra Kombëtare e Biznesit”, mos të bie mbi biznesin. Ndërsa portali i detyrohet një ndjesë të madhe bizneseve, për kaosin e shkaktuar në sistem.
Njoftimi nga Qendra Kombëtare e Biznesit
Afati i fundit për deklarimet për çdo biznes është deri më datën 31/07/19, por prej ditësh portali nuk hapet dhe nuk e ofron këtë shërbim!
“Të nderuar subjekte!
Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se, bazuar në nenin 43, të Ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15000 lekë.
Afati përfundimtar, për dorëzimin e këtyre dokumentave është data 31 korrik 2019.
Ndërkohë, ju informojmë se dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.
Për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e dorëzimit dhe përdorimit të formatit të ri, lutemi konsultoni Manualin e Përdorimit për aplikimin për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve si dhe mund të kontaktoni në adresën elektronike [email protected] dhe në numrin e Tel: +355 4 2250066″, mbyllet njoftimi.