Në fjalën e tij, Rama u shpreh se fryma e antishtetit që u injektua nga opozita ka ndikuar padiskutim në rritjen e informalitetit.
“Dua ta theksoj se kemi ardhur në një fazë të re, të një lufte pa kompromis për të garantuar sigurinë ushqimore.
Siç jeni në dijeni, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal dhe sanksione për abuzuesit me produktet ushqimore.
Ne nuk do të ndalemi në goditjen e tyre. Jemi të bindur që në vitin në vijim do të kemi raste shembullore goditjesh, që nuk ia uroj askujt.
Por askush nuk duhet ta harrojë se tani më janë një sërë sanksionesh me heqje lirie”, tha Rama.