Ndërsa kryeministri Edi Rama është në një konferencë për shtyp duke folur para shqiptarëve, presidenti i vendit Ilir Meta lajmëron një dalje për mediat.
Deklarata për shtyp e presidentit do të jepet më 13:30.
Fillimisht u fol se konferenca e Metës do të mbahej më 12:00, por me sa duket është shtyrë për një orë e gjysmë.
A është shtyrë për të pritur përfundimin e Ramës, i cili është i njohur për konferencat e tij të gjata nga Salla e Hartave të Kryeministrisë?!