Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Sipas DASH, theksohet se SHBA-të kanë informacion të besueshëm se Dako, ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm gjatë mandatit të tij si kryetar.
Theksohet gjithashtu se korrupsioni shkakton kosto mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë dhe lehtëson k.rimin e organizuar.
“Departamenti i Shtetit i SH.B.A-së ka një informacion të besueshëm se z. Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm gjatë mandatit të tij si kryetar i bashkisë së Durrësit.
Më lidhje me këtë rast specifik, ne besojmë që është e rëndëshishme për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar të dijë se SHBA-të e marrin seriozisht korrupsionin dhe përfshirjen e z. Dako në akte korruptive.
Kjo tregon një nga shumë mjetet që SHBA përdor për të adresuar globalisht korrupsionin. Korrupsioni shkakton kosto mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë; mund të lehtësojë k.rimin e organizuar; dhe të heq besimin në sundimin e ligjit dhe qeverisjen.
Kjo ndikon drejtpërdrejtë në interesat e sigurisë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme amerikane dhe besojmë, ato të Shqipërisë”,- thuhet në reagimin për RTV Ora.
Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.