Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Vangjush Dakon është një mesazh me goditje të lartë.
Hoxha në emisionin “45 minuta”, ka kujtuar kohën kur u përfol për refuzimin e vizës amerikane për Dakon, i cili e justifikoi me mungesë dokumentacioni.
“Rasti Dako është përmendur edhe më herët kur i ka refuzuar vizën Ambasada Amerikane. Atij iu refuzua viza për disa probleme në dokumentacion. Kështu u justifikua ai.
Por veprimi i fundit është një mesazh që vjen nga SHBA. Ata e kanë përzgjedhur Dakon për të çuar një mesazh shumë më lart se se ai, pasi Dako nuk është më kryetar Bashkie”, ka thënë Hoxha.