Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili kërkoi transparencë për mënyrën se si do të organizohet tenderi për Teatrin e ri Kombëtar.
Por për Berishën qëndrimi i Sorecas ishte një anësi që qëllimshme për të eliminuar efektin e deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, i cili kërkoi që vendimi për Teatrin të pezullohej deri sa të shprehej Gjykata Kushtetuese.
“Ambasadori Soreca duke iu referuar tenderit dhe transparences se tij injoroi totalisht prishjen e nje monumenti kulturor historik te Tiranes siç është Teatri Kombetar dhe ipso facto u rreshtua krejtësisht ne anen e padrejte, por gjithnjë ne traditën e guvernatorëve, ne anën e qeverise.
Nderkohe qe javen e kaluar nje zyrtar tjetër i larte i institucioneve ndërkombëtare, konkretisht sekretari i përgjithshëm i OSBE pasi degjoi palet kërkoi publikisht qe Teatri te mos prishet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.
Duket se me deklaratën e tij ne krah te qeverise, ambasadori Soreca nder te tjera kërkonte te neutralizonte dhemb për dhemb deklaratën e sekretarit te përgjithshëm te OSBE”, shkruan Berisha.
Reagim ndaj deklaratave te ambasadorit Soreca!
Une jam nga ata qe kam mirepritur me sinqeritet ardhjen e ambasadorit Luigi Soreca ne Shqiperi. Kjo kryesisht per eksperience e tij ne fushen e zbatimit te ligjeve dhe luften tmerrësisht te veshtire kunder mafies, duke menduar se keto njohuri do ta ndihmojnë ate te kuptoj me thelle realitetin ne narkoshtetin e pare dhe te vetem te Europes.
Por nuk është ky problem qellimi i ketyre rradheve.
Qellimi eshte te theksoj se prononcimi i tij i djeshem ne vleresimin tim ishte anesim i gabuar, sikunder anesim dhe i gabuar ishte dhe sqarimi i tij i “keqkuptimit” nga mediat.
Ne te dy rastet ai anesi ne anen e qeverise, pra nuk them te ambasadoreve por anen tradicionale te guvernatoreve.
Çeshtja e teatrit pavaresisht nga polemikat politike, ne te verteten e saj per çdo njeri qe eshte i interesuar qe te dije, eshte çeshtje vjedhje, grabitje nga mafia qeveritare dhe ajo e ndertimit, ne te cilen Fushoqeveria dhe Fushobashkia e Tiranes grabisin nje siperfaqe te madhe trualli prone publike 9000 mije meter katror ne zemer te Tiranes per ta shnderruar ate ne kulla megalavatriçe per te lare se paku 200 milione euro, narkoeuro.
Ambasadori e di se per rrëmbimin e ketij trualli dhe per t’ja dhuruar nje kompanie private, kreu i meduzes Edvin Rama dhe Don Agaçio per here te pare ne historine e vendit miratuan nje ligj te veçante, ligjin famoz Fusha! Fuqia, kesaj here jo e Zotit por e Mafies!
Pra kemi te bejme me nje megaafere mafioze korruptive vjedhje te hapur te tokes, bash ne zemer te Tiranes. Komisioni Europian nderhyri dhe u shpreh se ligji Fusha shkelte konkurrencen e ndershme, per çka une e falenderoj dhe kerkoj qe te zbatohen parimet e transparences ne prokurimet publike. Nje ligj tjeter po Fusha, por pa emrin Fusha, qe te beje te mundur kete grabitje te tokes publike nga mafia qeveritare dhe ajo e nderitimit u miratua dhe perseri u hap tenderi.
Ne deklaraten e tij te djeshme dhe sqarimin e tij ambasadori nuk shprehu as nje shqetesim per aferen e grabitjes me ligj te 9000 meter katror truall por si per te bere te paqene ketë iu referua tenderit te hapur nga bashkia qe mbyllet ne shtator dhe sipas tij kjo kishte rendësi kurse te tjerat janë politizime.
Po kështu, ndaj reagimit te fuqishëm te mediave u kundërpërgjigj se ai kishte theksuar ato qe ka thene Komisioni Europian per garën. Me ketë rast theksoj se nje gare e hapur transparente, ne te cilen grabiten 9 mije metra katror ne zemer te Tiranes prone publike, per ndërtimin e kullave, lavatriçe te 200 milione narkoeurove te narkoqeveritareve dhe narkondertuesve, është një vjedhje, grabitje mafioze por e hapur dhe transparente, pasi mafia ne narkoshtetin e saj nuk ka nevoje te fshihet.
Perveç kesaj, ambasadori Soreca duke iu referuar tenderit dhe transparences se tij injoroi totalisht prishjen e nje monumenti kulturor historik te Tiranes siç është Teatri Kombetar dhe ipso facto u rreshtua krejtësisht ne anen e padrejte, por gjithnjë ne traditën e guvernatorëve, ne anën e qeverise.
Nderkohe qe javen e kaluar nje zyrtar tjetër i larte i institucioneve ndërkombëtare, konkretisht sekretari i përgjithshëm i OSBE pasi degjoi palet kërkoi publikisht qe Teatri te mos prishet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.
Duket se me deklaratën e tij ne krah te qeverise, ambasadori Soreca nder te tjera kërkonte te neutralizonte dhemb për dhemb deklaratën e sekretarit te përgjithshëm te OSBE.
Do ta përfundoj ketu duke i rikujtuar njerëzisht ambasadorit Soreca se pese vitet e fundit ne Shqiperi eshte shfaqur nje semundje e tmerrshme, e cila ka semurur per fat te keq ndonje ambasdor. Kjo eshte “semundja e guvernatorit”, e cila iu ka kushtuar shqiptareve teper shtrenjte se paku kater vite vendnumero ne procesin e hapjes se negociatave dhe ndertimin ne Shqiperi te narkoshtetit te pare ne Europe.
Kjo natyrisht jo nga ambasadoret por nga vet qeveritaret shqiptare te mbrojtur nga guvernatoret. Por sindroma e guvernatorit dhe pasojat dramatike te saj tek qytetaret e thjeshte shqiptare nuk jane objekt i ketij shkrimi.