Me ironi të thella ka folur kryeministri Edi Rama për presidentin Ilir Meta ditën e sotme në një deklaratë për mediat.
Rama komentoi deklaratat e presidentit për Reformën në Drejtësi dhe e ironizoi për fotot me rroba banjo nga plazhi që ka publikuar ky i fundit ne rrjetet sociale.
“Se kam parë asnjëherë opozitën e këtij vendi të katandiset sic është katandisur.
Eshtë shumë e vështirë të qeverisësh një opozitë që këmbëngul cdo ditë të vrasë veten, apo që të të vrasë ty politikisht, në ide, në figura në ritëm….shumë shumë më vështirë, sepse një opozitë inekzistente është një boshllëk që pengon të gjithë forcat e nevojshme për të bërë punët mirë.
Njësoj sikur ju të shkoni të punoni në një portal në rushbull., është e njëjta gjë.
Sa i përket të gjitha kushtete nëse kam kapur SHBA e BE atëherë sdi ca të them e keni humbur këtë betejë.
Të thuash që mund të kapen SHBA e BE se ka një forcë të errët dhe gjithë kjo mund të ndodhë në Shqipëri …janë gjëra qesharake. Në rastin më të mirë janë klinikisht shqetësuese.
Kjo nuk është cështje frike a trimërie. Kjo nuk është cështje Mic Sokolash. Kjo është cështje veprash.
Fjalët janë njëra anë, veprat janë ana tjetër. Që ditën e parë kam qenë i vendosur për Reformën në Drejtësi ku ne të miratojmë cdo gjë që komisioni dhe ndërkombëtarët do të miratonin.
E mbani mend që ju kam thënë se nuk e kam lexuar drafitin, dhe kjo është e vërëtë, sepse Reforma në Drejtësi bëhej nëse forca më e madhe politike nuk fuste hundët.
Kjo është reforma e vërtetë në drejtësi. Mbështetja e SHBA dhe BE e ka burimin këtu te fakti se kjo forcë politike që qeveris e vetme nuk përzihet me cështjet e drejtësisë.
Sa i perket raportit tonë do të shifni akoma aty ku hyn drejtësia, ne hapim rrugë. Kshtu që nuk është kam frikë skam fdrikë. Nuk dal me rroba banjo ti vërsulem ambasadës së SHBA.
Këto janë muhabete që për fat të keq zhvillohen në institucione të larta”, deklaroi Rama.