Paralajmërimi i Ilir Metës për tërmet apokaliptik ka bërë “efektin” e saj…brenda radhëve të LSI. Është ish-ministri i Bujqësisë i dalë nga radhët e partisë së krijuar nga presidenti, ka reaguar menjëherë pas tërmetit në qytetin e Korçës duke thënë se kjo është një tregues se ajo që ka thënë Meta, duhet marrë seriozisht.
Bashkangjitur ai ka publikuar edhe një foto, sipas së cilit është hartë e zonave sizmike të vitit 2019, por nga kërkimi i Shqiptarja.com rezulton se në të vërtetë ajo është harta që tregon aktivitetin sizmik në rajon dhe zonat më aktive. Të dhënat e gjeneruara me matjen e rreth 30 mijë tërmeteve me magnitudë 3.5 dhe më lartë deri në vitin 2007, dhe e publikuar në vitin 2013, në projektin EU Share.
“Sapo ra termet i fortë në Korçë..!Merreni seriozisht apelin e presidentit dhe sidomos shiheni mirë hartën poshtë, ajo është e 2019, reale dhe kërcënuese. Filloni lëvizni, sa nuk është vonë..”, shkruan Panariti.