Kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh në konferencën e djeshme se shumë shpejt do të ngrihet një tjetër njësi speciale që do të luftojë ata që ai i quajti “të fortët” e rrugës. Por Rama u ndal deri këtu duke mos dhënë asnjë detaj tjetër, se si do të funksiononte dhe kush do e udhëhiqte, por dhe nga çfarë njerëzish do të përbëhej.
Mësohet se kjo njësi do të ketë në përbërje si fillim 50 persona që do të jenë komando të stërvitur në SHBA. Këta do të kenë për detyrë që të luftojnë “të fortët” e rrugës. Njësia e re do të quhet “ENFAST”.