Në vijim të kritikave konstruktive në adresë të lidershipit opozitar, ish kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Ibsen Elezi, ka publikuar pak më parë një status në faqen e tij në rrjetin social.
Nëpërmjet tij ai vlerëson rezistencën e mosdorëzimit të bashkive nga kryetarët e opozitës, ndërkohë që, pasi thotë se e gjitha kjo rezistencë e pakuptimtë është spontane e pa mbështetur nga ndonjë strategji, e etiketon si talljen e dytë të Lulzim Bashës me demokratët. Tallja e parë, sipas Elezit, ishte ajo me zgjedhjet e 30 qershorit.
Statusi i plotë i Elezit:
Debat i madh mes demokratëve për mosdorëzimin e bashkive (pas rastit Kavajës ku pritej “rezistencë” e fortë).
Pa i dal më mbrojtje asnjë kryetari bashkie dhe pa u marr me analizën e punës tyre.
Si mund t’i kërkosh një kryetari bashkie të mos dorëzoj zyrën apo të bëj rezistencë kur PD apo opozita me LSI nuk kanë një qëndrim të prerë politik dhe një plan konkret si të veprojnë.
Pa marr në konsideratë pasojat penale, ja e mbajti një muaj, me cfarë do i paguaj punojësit muajin tjeter kur nuk i pi ujë firma në thesar.
S’mjafton tallja se në 30 qershor s’ka zgjedhje, por mbasi i nxjerrin nga Zyra shkon e ju jep gajret: “kur të vijmë ne në pushtet do i fusim në burg uzurpatorët ” (nderkohe bashkia iku).
Apo e keni kuptuar që po ju thotë “bëni sikur rezistoni” dhe po e tallni edhe ju si Luli me demokratët.
Merret me kritikat e Znj.Topalli ky i Kavajës, s’të nxorën nga zyra fjalët e saj por veprat e këtyre në bashkpunim, o njëri !
Mirë dje, po sot që po ju ha ujku, e dalloni mo, apo jeni bërë si puna e gomarit në endërr.
Luli përgatit procesin e ngrirjes por këtë herë s’do shkrish dot, se sdo na bjer rradha ne kritikëve, do të coptojnë ashtu të “ngrirë” servilët që të rrinë “afër”.