Disa ditë më parë u krijua Sindikata e Futbollistëve dhe kryetar i saj është zgjedhur Andi Lila. Synimi kryesor i kësaj sindikate është mbrojtja e futbollistëve, nga kontrata e parregullta dhe jo vetëm.
Por pas marrjes së detyrës Lila ka reaguar ndaj Erion Braçes, zv/kryeministrit pas deklaratës së këtij të fundit rreth favoreve fiskale që klubet po kërkojnë.
Ai i ka deklaruar Braçes se futbollistët do të jenë në opozitë pasi qeveria deri më tani nuk ka bërë asgjë për statusin e futbollistit. Ai i ka theksuar Braçes se politika kujtohet për futbollin vetëm kur shkojnë në Europian.
“Do jemi ne Z. Brace, në opozitë me të gjithë politikanet, zëri i munguar i futbollisteve, që të gjithë ato të drejta të munguara të mos nëpërkëmben me apo të përdoren si “lëndë e parë” për statuse rrjetesh sociale.”, u shprehet ai.