Një ish-zyrtar i administratës shtetërore gjatë viteve 2006-2011 është a.rrestuar nga Policia, pasi akuzohet për pastrim parash. Personi i a.rrestuar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka tentuar që të transferonte 1 milionë euro jashtë vendit.
Policia njofton se atij tashmë i janë sekuestruar 1.5 milionë euro llogari bankare. Ky ish-zyrtar, ka mbajtur pozicione në Agjencinë e Legalizimeve për 5 vite, si edhe ka kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e k.rimit ekonomik e financiar.
Finalizohet operacioni “Investimi”.
Sekuestrohen 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme.
Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e K.rimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë K.riminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Investimi”, për sekuestrimin e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish–punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane.
Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.
Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.
Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.