Në QSUT, në repartin e djegieplastikës është ndarë nga jeta Alma Pirra, 43 vjeçarja, pronarja e argjendarisë që shpërtheu në zonën e ish-Bllokut, nga rrjedhja e bombulave të gazit të dyqanit ngjitur me të. Nga po i njëjti pavion, mendohet se dhe bashkëshorti i 43 vjeçares, Sokol Pirra, është në gjendje të rëndë.
Rreth dy javë më parë, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” në ish-bllok, në Tiranë. Brenda një dyqani eventesh, kanë shpërthyer 2 bombula gazi. Nga shpërthimi mbetën të p.lagosur 4 persona. Dy nga 4 të plagosurit e tjerë janë: Eneda Nura 18 vjeç dhe Ardanoel Serani 23 vjeç.
Sipas burimeve të policisë nga vendi i ngjarjes u mësua se 3 nga 4 të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup.
Kur ka ndodhur shpërthimi qytetarët kanë vrapuar për ti shpëtuar asfiksimit. Dhjetra qytetarë të tjerë që ndodheshin në lokalet pranë, janë larguar me shpejtësi të trembur.