UEFA ka dyshime të forta për trukimin e ndeshjes midis Kukësit dhe Kastriotit të sezonin të kaluar. Panorma Sport ka mësuar se indiciet e UEFA-s i kanë kaluar Prokurorisë, që në javët e para të qershorit.
Në bazë të nenit 197/ a të Kodit Penal, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive” parashikon veprën penale në ngjarje të tilla:
Kryerja e veprimeve ose mosveprimeve për paracaktimin e rezultateve në garat sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën kundërvajtje penale. Po kjo vepër, e kryer për qëllime të fitimit pasuror, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet.
Ndërsa kreu i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka, është shprehur se ky organ nuk është mbledhur prej 1 muaji dhe nuk ka dijeni për këtë informacion.
Kujtojmë këtu se ndeshje midis Kukësit dhe Kastriotit e zhvilluar në Kamëz, përfundoi me rezultatin 3-1.
Fillimisht shënuan krutanë në minutën e 29-të të pjesës së parë, më pas Kukësi 10 minuta nga fundi arrin të shënojë tre gola.
Ndërkohë presidenti i Kuksit, Safet Gjici, ka mohuar të gjitha akuzat për trukim rezultati.