Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar mbrëmjen e sotme me aleatët e djathtë në selinë e PD-së. Takimi është bërë me kërkesë të Aleatëve të cilët kanë kërkuar nga Basha që të bëjnë një kërkesë pranë KQZ-së që të nisë përgatitja e zgjedhjeve të 13 Tetorit.
Më herët aleatët janë shprehur qartë se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit të cilat nuk njihen nga mazhoranca, ndërsa nga ana tjetër lideri demokrat në deklaratat e tij vijon të këmbëngulë se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër.
Afati i fundit për regjistrim në zgjedhjet e 13 tetorit është data 4 gusht, ndërkohë që KQZ e ka quajtur këtë një ditë pushimi.
Në studion e Report TV nga anëtari I KQZ-së Bledar Skënderi tha se në 13 tetor nuk do të ketë zgjedhje.
m.v./Shqiptarja.com