Ylli Rakipi ka publikuar një shkrim ironizues në faqen e tij TPZ.al për kolegun e tij Nikollë Lesi i cili paraditen e sotme deklaroi se po drekonte me gazetarët Bushati, Bejtja dhe Rakipi, ku po krijonin një plan për rrëzimin e qeverisë.
Më poshtë po përcjellim shkrimin e plotë të publikuar nga TPZ.al.
“Shoku ynë, shumë i dashur, por edhe shumë i mirë, Nikoll Lesi, ka botuar sot një lajmërim, të pajisur edhe me fotografi, ku tregon se gazetari Andi Bushati, ka ndërtuar një celulë anti-Rama me këtë përbërje:
Andi Bushati – Kryetar Celule
Andi Bejtja: Anëtar
Nikoll Lesi: Agjent informativ i Fugës
Ylli Rakipi: Anëtar
Ngjarjet në lajmin e Nikos, zhvillohen ditën e sotme, në datën 1 Gusht 2019, ndërsa ngjarja në formë dreke, e pasqyruar në fotografi, me këta katër personazhe, ka ndodhur shumë vite më parë, në një datë që nuk e mban mend asnjë nga pjesëmarrësit, kjo për shkak vetëm të rëndësisë ngrënëse, që ka patur ky takim.
Po pse vallë e ka bërë shoku ynë shumë i dashur dhe shumë i mirë Niko, këtë status-fotografi?
Përgjigja tashmë është e zgjidhur. Shoku ynë Niko, ngaqë nuk funksionon mbi temperaturën 30 gradë, bashkon copëza që ia sjell kujtesa, në mënyrë krejt të pavullnetshme.
Në këtë rast, Andi Bushati, i shtrirë në një shezllon në Qerret, kur e pa veten kryetar celule, qeshi për disa minuta dhe bëri këtë status:
“Hedh Nikolle Lesi nje gur ne lume dhe s’mbetet media nje burimshe pa e marre si te vertete…hajde mos i jep te drejte “viktimes se ketij komploti” per paketen “antishpifje””, shkruhet në faqen e Ylli Rakipi. (TemA)