Ditën e djeshme 40 vjeçari Fariz Bardhi gjeti v.dekjen si pasojë e një atentati të ngritur pranë shtëpisë të tij.
Policia e Durrësit ka arritur në përfundimin se v.rasja është kryer me porosi. Duke ndjekur dinamikën e ngjarjes dyshohet se v.rasësit janë nga zona veriore e vendit.
Gjithçka ka qenë e përgatitur me kujdes nga ana e tyre thonë burimet. Duke nisur që nga ora e ngjarjes pasi në atë kohë në rrugicë dhe në rrugën e madhe ka pak lëvizje për shkak të vapës dhe impenjimit të banorëve të lagjes është planifikuar kjo v.rasje.
Sapo doli nga shtëpia njëri nga ekzekutorët e pyeti: Ti je Feriz Bardhi?
Pasi u përgjigj me po, mbi trupin e tij vërshuan p.lumbat e kallashnikovit. Fakti që e pyetën se kush ishte ngre dyshime se bëhet fjalë për ekzekutorë me pagesë.