Kryetari i bashkise Kolonje, Erion Isai, ka pergenjeshtruar lajmin e botuar ne disa media te cilat pretendonin se kryetari i FRESSH ne kete bashki, Pandi Cunge, ka p.lagosur nje qytetar me t.hike, pasi sipas mediave dhe politikes, kishte share ne Facebook Isain gjate fushates.
Sipas disa mediave dhe opozites, Cunge eshte emeruar administrator nga Isai pavaresisht ngjarjes se pretenduar.
Me ane te nje postimi ne facebook, Isai thekson se kjo eshte totalisht e pavertete, pasi nuk ka patur as p.lagosje, as t.hike per asnje arsye.
Me tej ai shprehet se Pandi Cunge, duhet dhe do të ndjekë me gjyq për shpifje, gjithë këtë “t.hertore” virtuale. Ndërsa s’duhet të ulë vrullin e punës në hapësirën e provës, që detyra kërkon!
Reagimi i plote:
As thikë, as plagosje, as për arsye banale, as për politikë, aq më pak për mua… apo më banale akoma, për fb, insta, snap… etj etj.
E vetmja plagosje e ndodhur në fakt, është ajo virutale, që nga gojët e shqyera të politikës përhapet nëpër gazeta dhe portale pa asnjë kujdes për të vërtetën që mund të gjendet lehtësisht në raportet e policisë.
Pandi Cunge, duhet dhe do të ndjekë me gjyq për shpifje, gjithë këtë “thertore” virtuale. Ndërsa s’duhet të ulë vrullin e punës në hapësirën e provës, që detyra kërkon!