Kreu i ri i bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka reaguar lidhur me akuzat e PD se ka qenë më parë i a.rrestuar në Itali.
Pjetri thotë se akuzat janë të bazuara në indicie publike, ndërsa shton se është i gatshëm për çdo verifikim por jo mbi “indicie publike”.
Kërkesa që i është dërguar Prokurorisë për Valdrin Pjetrin, është një kërkesë zyrtare për pastërtinë e figurës së tij, e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.
“Sigurisht që jam shumë i hapur mbi çdo verifikim timin por jo mbi “Indicie Publike”. Askush më mirë së Institucioni i Prokurorisë së Pergjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së Z. Bardhi dhe çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz.
Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të Partise Demokratike,” ka thënë kryebashkiaku i Shkodrës.