Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme që i morën jetën dhjetëra personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar presidenti në hetim dhe në largim Ilir Meta dhe kreu i opozitës së rrugës pa asnjë identitet Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.
“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”
Ndërsa Luli, ka shkruar në twitter se është i tronditur, ndërsa i cilëson sulmet si “sulme burracak ndaj të pafajshmëve”.
“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre.”
Kujtojmë se sulmi i parë ndodhi në një qendër tregëtare në Teksas, ku humbën jetën 20 persona, ndërsa i dyti në Ohio, duke shënuar 9 viktima.
Nderkohe qe vetem tete vite me pare, nje sulm me bresheri pa bere dallim beri Garda e Republikes me urdher te Sali Berishes ssshe lulzim Bashës në mbrojtje të Bllokut të kuq të Ilir Metës me 21 janar 2011 dhe vrau kater demonstrues te opozites se atehershme.
Vetem se ky ishte terror shteteror, dhe ata qe vrane ne vend qe te shkonin para drejtesise, u graduan ne politike, ndersa ne SHBA ndeshkohen.