Një banesë dhe 5 makina janë djegur në Gjirin e Lalzit, 4 prej të cilave të vogla dhe një furgon si pasojë e një zjarri. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka dëme në njerëz.
Sipas të dhënave paraprake zjarri i rënë në banesë është përhapur me shpejtësi duke djegur më pas edhe makinat që ishin të parkuara.
Pamjet nga vendi i ngjarjes ishin të frikshme, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën mesditën e sotme.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve.