Partia Demokratike, ende nuk ka dhënë sinjal për regjistrimin e në KQZ, për zgjedhjet e 13 Tetorit.
Afati i regjistrimit në KQZ, përfundon me datë 4 Gusht, që i bie sot, por, ndërsa LSI ka lajmëruar se nesër do t’ti drejtohet KQZ, për regjistrim, nga PD nuk ka asnjë lëvizje.
Basha po shkon qytet më qytet, duke thënë se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin nul, duke vlerësuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për zgjedhje më 13 Tetor, ndërkohë nga tjetër nuk hedh asnjë hap për të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Kjo është konstatuar edhe nga demokratët, të cilët e ndjekin Bashën, në faqen e tij zyrtare, në rrjete sociale.
“Çfarë do bëhet me zgjedhjet e 30 Qershorit, po ato të 13 Tetorit se po shoh një zbehje dhe një zbrapsje të PD-së. Edhe këta kryetarët një nga një po marrin postet e tyre. Do dalim përsëri me moton “Rama ik”, apo do i shtojmë edhe moton tjeter ” 61 kryetar bashkish e ikni”. Tani po bëhet si historia e atij pijanicit që kur i thua ik nga lokali ai fiksohet dhe ngul këmbë më shumë të qëndrojë. Protesta nuk po funksionon të pakten ajo paqësorja. Duhet një revolucion me hunj, me gurë e me harqe si në kohën e mesjetës, sepse e kanë çuar kombin si në mesjetë”, i shkruan një demokrat Bashës.
Por, që nuk ka marrë përgjigje prej kreut të PD.
Tashmë për demokratët Basha konsiderohet mashtrues.
“Ik mor Lul e flej gjumë, se kokrra e mashtruesit je, as për të rujtur pulat s’bën e le më për kryetar partie. Ik legen e shkatërrove Partinë Demokratike… O mashtrues ty të vraftë i madhi zot e shkatërrove Partin demokratike. Po luajnë arush me ty, ke ra në gjumë,fli, fli se do rritesh o lulash. Rrofë Partia Demokratike e Shqipërisë pa Lulashin në krye”. Janë këto disa nga komentet e demokratëve të zhgënjyer dhe mashtruar siç thonë ata nga Basha.
Më poshtë po sjellim komentet origjinale, ashtu siç janë shkruar në faqen zyrtare të rrjetit social të Bashës./CNA.al