Nga Anri Bala
Sot, u bë testimi përfundimtar, për taksimin e Rrugës së Kombit. Natyrisht, që qytetarëve të asaj zone dhe atyre të Kosovës, nuk ju vjen aspak mirë kur u preket xhepi! Por si të shëtitur dhe të parë që janë, nuk besoj se nuk e dinë, që asgjëkund në “botë”, asaj të cilës aspirojmë të jemi pjesë dhe ne, nuk ka autostrada pa lek, përveç atyre që e kanë nxjerrë veten pas dhjetra vjetëve (disa zona në Gjermani)!
Askush nuk është i kënaqur nga taksat, sepse nëse do të ishte kështu, qytetarët do i paguanin vetë dhe nuk do lipsej nevoja as për ligj dhe as për “Maliq”. Mirëpo sot, kushdo do të ndjehej i fyer shumë, kur shikon se të pakënaqurit më të mëdhenj, janë një tufë maskarenjsh, që tallen me qytetarët, duke dashur që të bëhen mbrojtësit e padrejtësisë dhe të grabitjes së tyre!
Kryemaskarai i parë është Sali Berisha, që si ish-kryeministër i vendit e grabiti, e shkatërroi e masakroi atë rrugë…dhe nuk e përfundoi kurrë. I dyti për nga rëndësia, por jo nga dëmi, është Lulzim Basha, i cili bashkë me djemtë e SHQUP-it, po flasin e ulërasin nga klubi buzë Lanës, për grabitjen që po u bëhet qytetarëve duke i taksuar, duke harruar se kanë grabitur rrugën… ende pa filluar!
Këto maskarenjë, e dinë mirë, që hollandezi në postin e Ministrit të Transportit, i zhvati asaj rruge dhe xhepave të qytetarëve shqiptarë, jo pak, por 230 milion dollarë. Ata e dinë mirë, se e lanë si “brekët e grisura nëpër ferra”, duke mos e përfunduar kurrë, e duke ndërtuar një rrugë, që na turpëron edhe ne, edhe emrin që ka, sepse ajo nuk është “Rruga e Kombit”, por “Vrima e Kombit”, e që kërkon edhe 300 milion dollarë të tjera… të mbyllet e të quhet rrugë!
Hajduti dhe mashtruesi, premton se kur të vij në pushtet, do ta heq taksën. Në fakt njerëzit janë të sigurtë, se nëse presin ardhjen e tij në pushtet, ajo tarifë përveçse do të rritet, nuk do të hiqet kurrë. Mashtruesi i SHQUP-it, duhet tu thotë qytetarëve, se kur do të japi llogari dhe me çfarë do ti paguaj dëmet e bëra në atë rrugë? Apo mos i duket si rruga e tij, meqë i ka vjelur pa filluar… plot 230 milion?!
Kryemaskarai, sot veprën e hajdutërisë së tij, na e cilëson si një thesar, që e kishte shlyer veten, sepse gjeneronte 300 milion dollarë në vit, e këto edhe mund të shërbenin, për mirëmbajtje dhe për përfundimin e saj! A janë vërtetë kaq të paditur këto njerëz?!
Vërtetë rruga e papërfunduar dhe e vjedhur ndihmon ekonomikisht, por vetëm qytetarët, duke i’u ulur koston e shpenzimeve dhe përgjysmimin e kohës. Asnjë qindarkë tjetër nuk hynë në xhepat e ekonomisë, nëse nuk taksohet!
Por, më e keqardhur është Monika, që po ashtu si maskarenjtë e tjerë, ka gjynahet e saj në vendimin për tarifimin e Rrugës së Kombit. Ishte ministri i saj Haxhinasto, që propozoi dhe ideoi vendosjen e taksës mbi këtë rrugë. Ishte Iliri, Monika, Petriti dhe Luani, që votuan dhe insistuan, që të përzgjidhej firma pranë tyre e Salillarit si koncesionare, për të cilën më shumë debatoi e majta e Ramës, sepse e djathta e Saliut, as që mori pjesë në votim, për sponsorin e saj të vjetër. Tu kërkosh qytetarëve, që mos paguni taksën që ua kam “rrasur” unë, është tallje b***e! Por ndoshta kjo mjerane, e ka nga padija dhe halli se i ka ikur tepsija, e po i digjet “shtëpia”!
Për një gjë duhet të bindemi, se ka ardhur koha, që ne qytetarët po paguajmë për krimin e maskarenjëve, që sot po vajtojnë nga “dhimbja që ndjejnë”… për ne. Ka ardhur koha, që këta maskarenjë të mos tallen më, duke e menduar si të lehtë “kapërcimin e ylberit”, i cili burrin do ta bënte grua, gruan burrë dhe ku**at do i kthente në virgjëresha!/Tellalli