Kreu i PD Lulzim Basha përveçse gënjeshtar është edhe mashtrues. Në rrjete sociale dhe media ai shfaqet duke bërë takime me strukturat qytet më qytet, ndërkohë që ka iku me pushime.
Lulzim Basha, i cili ndryshe quhet holandezi fluturues ka nisur pushime. Ai po qëndron në viëln e tij në Holandë, ndërsa mediat japin kasetat që shpërndan zyra e shtypit të tij.
Basha shfaqet sikur po kryen gjashtë apo shtatë takime në ditë, por në fakt ai ka nisur pushimet. CNA.al, ka mësuar se ka një javë që ka mbaruar takimin në Krujë, ndërsa e shfaq në media dhe rrjete sociale ditën e sotme.
Se është mashtrues dhe gënjeshtar e ka treguar të paktën që nga koha kur u dogjën mandatet. Pas çdo proteste ai gënjejte hapur se Rama kishte rënë, dhe sa herë që flitej për zgjedhjet, deklaronte se me 30 Qershor nuk do bëheshin zgjedhjet, ndërkohë që ndodhi e kundërta.
Siç duket është mësuar me mashtrime dhe e ka të vështiorë të heqë dorë prej tyre. Dhe nga njëra anë shfaqet sikur po bën aktivitet , madje dhe të ngjeshura, por realisht po pushon në Holandë. Gënjen shqiptarët me takime dhe ikën në Hollandë, për të vaditur tulipanët.