Kryetari në detyrë i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, e cilëson si akt t.errorist e.ksplozivin, që sipas PD-së u vendos te dera e n/kryetarit Vendim Demaj, ndërsa sipas policisë te dera e fqinjit.
“Po ndiqja nga mediat dhe më vjen mirë që opozita është sinjalizuesja. Kjo është ngjarje e rëndë që kalon në heshtje nga policia.
Besoj që është akt i pastër h.akmarrje politike ndaj zotit Denaj duke qenë jo vetëm n/kryetar i bashkisë së Kamzës, por edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, por edhe një aktor kryesor i këtyre protestave të 7 muajve të fundit.
Situata ishte fati i mirë i familjes së vendimit dhe komshiut dhe banorëve të tjerë, që nuk ishin prezent në momentin e këtij akti t.errorist.
Nuk di se cfarë mund të them tjetër, kjo është pasqyra e këtij regjimi, jo vetëm për fshehjen, por h.akmarrje ndaj opozitës, e njerëzve nuk i bëjnë fresk qeverisë” tha Mziu.