Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjet një video ku shfaqet një avion, duke pretenduar se ai shpërndan k.anabis drejt Italisë.
“Një përshëndetje nga ajri për Edvin D.rogën dhe General H.ashashin nga n.arkoflota e distriktit të Elbasanit!
Vazhdon me sukses eksporti nga ajri, deti, toka jo i d.rogës, por mallit nga N.arkoshteti drejt Italisë!
Shikoni videon e mëposhtme”, shkruan Berisha.
Ditë më parë, ish-kryeministri ka publikuar video nga Kukësi, Kavaja, Durrësi, duke pretenduar se përmes avionëve po shpërndahet d.roga drejt Italisë.
Pas këtyre denoncimeve, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti socialist Taulant Balla.
Ai shprehet se gjithë këto fluturime gjatë gjithë këtyre ditëve kanë ndodhur për shkak të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës.
Balla shprehet se lidershipi i opozitës ndodhet në një situatë të rëndë:
“Pothuajse gjatë gjithë ditëve të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës nuk ka munguar edhe “denoncimi” qesharak i përditshëm i Sali Berishës.
Situatë e rëndë në lidershipin e opozitës: dy kanë marrë malet, njëri me sytë nga qielli, e tjetri në kafe-protesta”.