Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një shqiptari, i cili i gëzuar shprehet se për lindjen e fëmijës ka marrë nga qeveria shqiptare plot 900 euro, ndërsa nga ajo sllovene vetëm 200 euro.
“Zoti kryeministër! Edhe slloven edhe shqiptar djali me çek. Në Slloveni japin 200 euro kurse në Shqipëri 900 euro. Kryeministri që duam”, i shkruan emigranti Ramës.
Kryeministri ka postuar vetëm një ikonë të qeshur mbi këtë mesazh, por përgjigjet më pikante ia ka dhënë ndjekësve që i kanë komentuar.
Replika
Edmir Kuka: Mos u mbushet dot mendja atyre te KE te na fusin ne Europe e ta shohesh kte punen e nenshtetesise.. !? Vec Ti me Monen e me Lulin ke per te ndejt ktu se shqiptaret te lan shendene. Mbushe me Maroken e me Iranian kte vend pastaj!
Edi Rama: Edmir Kuka fatmiresisht shqiptaret si ti jane me pak se shqiptaret si une, keshtu qe cfare thua ti s’ka pike rendesie, sado t’i japesh gojes nderkohe qe mendjen e ke ne indietro