Nga Akil Ylli
Dje ishte dita e fundit, kur subjektet politike duheshin te regjistroheshin, per zgjedhjet tri maliqore te 13 tetorit. Por, per fatin e keq te autorit te ketij dekreti, (disa thone po, disa jo) vetem tri parti moren guximin dhe kane kerkuar te regjistrohen ne KQZ-n, qe ja ka mbyllur dyert Kolegji Zgjedhor. Neqoftese me te vertet kjo ka ndodhur, ky eshte rasti, qe pa ngurrim kushdo mund ti emertoje, si Tre Mysketjeret e idiotesis. Vetem tre derdimene ne kete bote, mund te kene kurajon te shkojne ti trokasin nje dere, edhe kur e dine, qe prapa saj nuk gjendet askush. Don Kishote safi!
Qysh sot, gjithkush pa frike e me shkronje te medha, mund te shkruaj se: Dekreti i Maliqit per 13 tetorin, hupi si shurra pules!
Ma merr mendja, qe te gjithe duhet te jene kurioze, se si do te reagoje Likja, pas kesaj dhierje monumentale te dekretit. Do kthehet ne Mic Sokol, duke i vene gjoksin jashqitjes kolosale, apo do sakrifikohet si Alende, duke u mbytur ne zhyt!? Gjithsesi, te veshtire e ka. Hajde gjeje, cila ashte ma dinjitozja!?
Megjithate, me e pritshme, sipas asaj qe jemi mesuar tashti se fundmi, eshte, te dale ne konference shtypi, ose me nje selfi, te shoqeruar me ato diçiturat me ngarkes inteligjencet te atille, qe te shtrengojne te besosh, se jane sygjerime te Kosta Karikaturistit. Tamam dy Kambere, ne nje dere! Nga ajo, me mediokerja!
Megjithse, po ta shohim holle setin fotografik te postuar dje nga Qimi, para mbylljes se afatit ligjor, ku Likja pozonte i mbathur me rrobat e ushtarakut, arrijme ne perfundim, se ato foto mund te kene pasur si qellim, te na trasmetojne, nje si biçim kriptomesazhit. Ka mundesi, qe pas uniformes se ushtarakut, te fshihej vertet nje kercenim direk, se ne rast te mos marrjes ne konsiderate te dekretit te tij, ai kesaj here s’kishte nevoje te mirrte malet, gjendej ne zemer te tyre, do vihej ne krye te nje çete maliqaresh, dhe do fillonte betejen per çlirimin e Shqipnise, nga uzuerpuesi Rama. Maliqi e Haxhi Qamili, nji rrasht kane!
Por ajo qe ti konfondon mendimet, ndodh at’here kur sheh fotot e Qimit. Pse Qimi ne njeren nga fotot, kishte dale me bluzen te veshur mbare, kurse ne nje tjeter, bluzen e kish veshur mbrapsh!? Shihej qarte, ngaqe mbishkrimi “Polo” mbi bluze, ne foton e dyte lexohej se prapthi. Te ishte valle ne rezonance me veshjen e Likes, qe paralajmeronte fillimin e kryengritjes per Permbysjen e Madhe, apo Qimi ishte bere tape, ne ate fare feje, sa nuk ishte ne gjendje, t’ja gjente anen bluzes!? Duke imagjinuar kapacitetin kreativ te Qimit, askush nuk do hezitonte, te zgjidhte opsionin e dyte. Qimi ne shok alkolik!
Mbasi perfundoj me sukses te turit triumfal, neper lokalitet e vendit, per ti bindur militantet te vet, qe mos te ligshtoheshin aspak, per qorrsakakun ku i ka qorollepsur, aq sa kane humbur çdo pushtet, deri te keshilltari fundit i katundit, por perkundrazi te rrezatonin lumturi, sepse ai, kishte mbjellur dashurin e madhe dhe besimin e pakufishem nder shqiptare, dhe tashme 85% e tyre, linin koken pas tij e Shqupit, dhe ne shtator, dite e re, nafak e re, sipas llogaritjeve lulashjane, do ta rrezonte dhe prangoste, hajdutin me te madh shqiptar,(jo rekordmenet botnor) me gjithe oligarket e cilindo tjeter bashkpuntore te qeveris, me ne fund ja u beri bene publikisht dhe atyre te KQZ-s. Paturpsin e madhe, do ta paguanin, sa frengu pulen. Mos me prit alamet baballarsh t’kombit, ata fare soj krietaresh, qe merita me e madhe qe ju njihet, eshte ajo, qe ju mjaftojne gishtat e dores, per te numruar t’antarsuarit e partis, jazek ju qofte! Vdes qyqari, me i vu prangat dikuj!
Si torollak qe eshte, ça thote n’mjes e ka harron n’mramje. Nje here i kecenoj me qeli ata te KQZ-s, se po rregjistronin parti me 30 qershor, ndersa tani me 5 guhteh i kercenon, sepse nuk po i regjistrojne. Hajde gjeje logjiken e Lulash taravolit? Me nje tralala ay e ben fora!
U ktheva ka Lulashit, meqe keto kohet e fundit, me perjashtim te tek, tuk, te ndonjerit, gazetaret e kane heke prej tefterit. Ju a ka mare mend Likja. Po ta shohesh maratonen e tij nje mujore, me Liken, aty, aty jane, kry m’kry. Ajo qe eshte e habitshme ne kete mes, perveç fetyres sholle te Lulashit, te bejne pershtypje, ata qe shkojne e vazhdojne te degjojne broçkullat e tij. Cudi ne katror!
Te krijohet ideja, se atyre rrezikzive qe shkojne me ndigju dokrrat e Lulashit, me pa tjeter duhet t’ju injektojne serotonin. Perndryshe nuk mund te kuptohet, se si nje rob zoti, pa ndikimin e forte te hormonit te lumturise, mund te kete durimin e mjaftushem, te degjoje shprrallisjet e Lulashit: Doli hana, n’byth te fikut!
Dikush mund te thote, qe kjo s’eshte e munder, se kushedi sa kushton serotonina. Po ka alternativa te tjera i dashtun. Me aq sa mblidhen rreth Lulashit, mjafton te shkosh deri ne farmaci, te blesh disa konfeksione me vitamina B12, qe kushtojne lire, ose po te duash nje zgjidhje akoma me ekonomike, mjafton nje karroce me bananane, dhe puna u kru. I shef bananngranesit, tu ju dale shkendija prej dursh, prej duartrokitjeve. Rrofshin bananet!
Por le ta leme Lulashin, dhe ti kthehemi prap Likes, se mandej ka rrezik na i mbete hatri, e kush futet n’bela me te. Sot ç’eshte e verteta, kishte dale me nje postim krejt te vaket. Asnje fjale, per fyerjen haptazi te djeshme. Me sa duket ishte dermuar fare. Ky duhet te kete qene, supertermeti qe kishte parashikuar!
Me çu pa, gjithe dellin e tij luftarak, e kishte konsumuar ne ato fotot e djeshme, nje bashkpunim i shkelqyer me Qimin, ku demostruan dhe nje here, qe aftesine per te lene kokrren e namit, kjo dyshe e kontrollon me efikasitet te plote. Kopje ideale e invaliditetit intelektual!