Mediat në Serbi kanë kujtuar se shumë serbë, që janë akuzuar për krime lufte kanë vdekur nëpër burgjet e Hagës.
Sipas informatave të fundit që vijnë nga ICTY, gjendja shëndetësore i është përkeqësuar Vojisllav Sheshelit (kancer në mëlçi) dhe Goran Haxhiçit (sulm në zemër), transmeton Telegrafi.
Mediat në shtetin serb thonë se janë pesë raste, kur serbët në Hagë kanë vdekur në gjykim e sipër.
Ja serbët që kanë vdekur në Hagë
Milan Kovacevic vdiq në vitin 1998 si rezultat i problemeve shëndetësore;
Slavko Dokmanovic, u gjet i varur në njësinë e burgut të Tribunalit të vitit 1998;
Momir Talic, vdiq pasi ai u lirua nga Haga për shkak të shëndetit të keq (iu konstatua kancer në mushkëritë e tij);
Milan Babic, në qelinë e tij në vitin 2006, u gjet trupi i tij i vdekur, dyshohet të jetë varur.
Megjithatë, mediat serbe theksojnë se rasti më misterioz mbetet ai i Slobodan Millosheviçit, të cilin thonë se e kanë vrarë