Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka dërguar një letër-porosi drejtësisë italiane ku kërkon informacion lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit, ku mes të tjerash kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij për të bërë një ballafaqim, gjë që do të sjellë edhe zbardhjen e së vërtetës për të shkuarën e tij në Itali.
Nga ana tjetër Prokuroria do të kërkojë edhe gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit për të bërë një ballafaqim me të dhënat e ardhura nga Italia.
Report Tv ka raportuar më herët se pas denoncimit të PD, nga Prokuroria e Përgjithshme është kërkuar informacion nga pala italiane nëse ndaj Valdrin Pjetrit është kryer ndonjëherë ndalim, arrestim, dënim për trafik narkotikësh apo dëbim nga shteti fqinj.
Kjo është një procedurë e cila kryhet për verifikim të akuzave të ngritura në këtë rast nga Partia Demokratike.