Sot luhet Superkupa e Europës në Stamboll të Turqisë mes dy skuadrave angleze Liverpool dhe Chelsea. The Reds vijnë si fituese e Champions League dhe si ekipi top formë në Europë. Ekipi i Klopp ka vetëm një mungesë, portierin Alisson i cili do të zëvendësohet nga portieri spanjoll Adrian ndërsa në sy bie dhe Sadio Mane i cili ka nisur më vonë përgatitjet për sezonin e ri nga lojtarët e tjerë për shkak se ishte i angazhuar në Kupën e Afrikës.
Nga krahu tjetër vjen një Chelsea me shumë probleme dhe i reformatuar totalisht me largimet e lojtarëve të mëdhenj dhe afrimin e lojtarëve të rinj. Pezullimi i merkatos nga FIFA duket se ka ndikuar tepër negativisht tek blutë e Londrës, kjo u duk edhe në përballjen e fundjavës ku humbi 4-0 nga Manchester United në Old Trafford. Lampard këtë ndeshje i beson sulmin shtatlartit Oliver Giroud ndërsa ka mungesa të rëndësishme si Willian, Rudiger, Ruben Loftus- Cheek apo Hudson Oddoi.
Vlen për t’u përmendur se kjo është Superkupa e Parë e Evropës e cila do të drejtohet nga një treshe arbitresh femrash.
FORMACIONET E NDESHJES
LIVERPOOL: Adrian Trent, Alexander-Arnold, Joel Matip, Virgil van Dijk, Andrew Robertson, Jordan Henderson, Fabinho, James Milner, Mohamed Salah, Roberto, Firmino, Divock Origi. Trajner Jurgen Klopp
CHELSEA: Kepa Arrizabalaga, Cesar Azpilicueta, Kurt Zouma, Andreas Christensen, Emerson, N’Golo Kante, Jorginho, Pedro Rodriguez, Mason Mount, Christian Pulisic, Olivier Giroud. Trajner Frank Lampard