Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Rusi e Rumani kur pluhuri dhe rëra nga stuhitë në Afrikën Veriore mbuluan resortet e skiimit, duke sjellë panorama si të dala prej fotografive të NASA-s prej planetit Mars.
Këtë fundjavë skiatorët u ndeshën me dëborën ngjyrë portokalli në Sochi të Rusisë. “Pudra e bardhë” e dëborës u shndërrua në portokalli falë një stuhie rëre në Afrikën Veriore. Stuhia e rërës bëri rrugëtimin nga Greqia në Rusi dhe ishte aq e fortë saqë u kap edhe nga imazhet satelitore të NASA-s.
Pluhuri, nga një stuhi rëre në shkretëtirën e Saharasë bëri që dëbora në Lindjen e Europës të kthehet në ngjyrë portokalli, duke shndërruar rajonet malore të Ukrainës, Rusisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në peisazhe marsiane.
Vëzhguesit grekë thanë se kjo ishte stuhia më e fortë që kishte ndodhur ndonjëherë nga Saharaja në Greqi. Pluhuri afrikan mbuloi të gjithë vendin dhe ishte më e fuqishmja e 10 viteve të fundit, sipas Shërbimeve Meteorologjike Greke.
Pluhuri, nga një stuhi rëre në shkretëtirën e Saharasë bëri që dëbora në Lindjen e Europës të kthehet në ngjyrë portokalli, duke shndërruar rajonet malore të Ukrainës, Rusisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në peizazhe marsiane.
Steven Keates, parashikues moti në zyrën Sinoptike britanike tha për “The Indipendent” se rëra ngrihet për shkak të stuhive të nivele të larta të atmosferës e më pas ajo shpërndahet.