Ekstradimi i Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është i pamundur. Takimi i numrit 2 të DASH para pak javësh me ministrin e Drejtësisë shqiptare është një sinjal që kemi të bëjmë me çështje të afërta ekstraduese. Ish-kryeministri cilësohet si rrezik për sigurinë e SHBA dhe këtë gjë e tregon vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur “Non Grata”. Vetë SHBA e ka bërë me dije se disponon prova se Berisha është politikan i korruptuar i përfshirë në afera dhe skandale.
Sinjalet nga amerikanët se mund të ketë një ekstradim të tij drejt SHBA janë dhënë në Tiranë, para pak javësh, nga numri 2 i DASH, ambasadorja Lisa Johnson, e cila vizitoi vendin tonë në një kohë zhvillimesh të rëndësishme. Gazeta “SOT” e raportoi se në këtë mes nuk përjashtohet dhe çështja e ekstradimeve, pasi prej vitit 2020, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë me Shqipërinë një ligj për ekstradimin, i cili është konsideruar një element shtesë në marrëdhëniet mes palëve, pasi lehtëson të gjitha barrierat që kanë qenë deri më sot në lidhje me ekstradimin në SHBA të të gjithë të kërkuarve nga drejtësia ndërkombëtare.
Përmendin këtu ekstradimet pasi nga ajo që vihet re diplomatja Lisa Johnson ka shmangur të gjitha takimet politike në vendin tonë dhe ka patur një takim të veçantë vetëm me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Pasi, një i korruptuar apo kriminel në Shqipëri për tu ekstraduar, varet në dorën e Ministrisë së Drejtësisë. Por çështja është kush e ka radhën sot për tu ekstraduar?
A do ekstradohet Berisha në SHBA si ish-sekretari i Ilir Metës?
Gazeta ka hequr një paralele të Sali Beirshës me rastin e Almir Rrapos, i cili ishte një nga njerëzit me të besuar të Ilir Metës, kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm, pas nisjes së bashkëqeverisjes me Sali Berishën, në shtator të vitit 2009. Rrapo shërbente edhe si sekretar personal i Ilir Metës. Në duart e tij kalonin të gjitha shkresat, pritjet, përcjelljet, organizimi i takimeve etj. Rrapos ishte pjesë e klanit mafioz “Krasniqi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klani akuzohej për vrasje, zjarrvënie, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge, grabitje me dhunë etj. Ndaj Rrapos u kërkua ekstradimi nga SHBA, ndërkohë që shërbente në zyrën e Metës. Ai u arrestua në korrik të vitit 2010, në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe u ekstradua me urgjencë në SHBA, ku u dënua me 6 vjet burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe pranoi të gjitha krimet. FBI erdhi edhe e mori në Rinas Rrapon. Nëse kërcënohet siguria, SHBA nuk fal. Shtojmë këtu faktin që Sali Berisha u ka shpallur luftë amerikanëve duke mos u tërhequr dhe duke i sfiduar me protesta masive për të marrë pushtetin me dhunë.
Si u ekstradua Almir Rrapo?
Almir Rrapo është dorëzuar në duart e FBI-së, për tu ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nën masa të rrepta siguria autoritetet shqiptare bënë shoqërimin e tij duke ua dorëzuar autoriteteve amerikane. Rrapo, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme i akuzuar për disa vepra penale nga drejtësia amerikane u nis me linjë avioni nga aeroporti i Rinasit drejt
Shoqërimi i tij
Ka qenë një operacion sekret dhe masa të rrepta sigurie, të cilat kanë bërë të mundur realizimin për ekstradimin në SHBA të Almir Rrapos. Duke iu nënshtruar rregullave të rrepta në lidhje me Almir Rrapon, autoritetet shqiptare kanë bërë shoqërimin e tij duke ua dorëzuar autoriteteve amerikane. Mësohet se operacioni për ekstradimin e tij është mbajtur sekret nga policia. Rrapo është nisur i shoqëruar nga agjentët e policisë me një linjë civile avioni. Pas njoftimit për ekstradimin e tij ka reaguar dhe avokati Ardian Visha. Ai ka thënë se depërtimi i tij në SHBA është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi duhej që më parë për këtë çështje të shprehej Gjykata e Strasburgut.
Ngjarja
Në dy korrik të 2010, në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë u arrestua zyrtari i Ministrisë se Jashtme, Almir Rrapo, ndaj të cilit ishte firmosur një urdhër-arrest nga autoritet e SHBA-ve. Ai akuzohej si pjesëtar i një bande kriminale dhe ndaj tij rëndonin akuzat e vrasjes, shantazhit, trafikut të drogës etj, gjatë kësaj kohe ai u mbajt në paraburgimin “Jordan Misja” në Tiranë. Me dy vendime të mëparshme, gjykata e Strasburgut ka urdhëruar pezullimin e ekstradimit të Almir Rrapos, drejt SHBA-ve. Pas vendimit të gjykatës së Tiranës, e cila vendosi për ekstradimin e të kërkuarit drejt Amerikës, Strasburgu vendosi të pezullonte ekstradimin deri në një afat prej 10 ditësh pasi të shprehej gjykata e Apelit.