Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejt nëse opozita e re do të votonte apo jo shkarkimin e Metës, por u shpreh se çdo deputet ka të drejtën e tij individuale për të vendosur. Murrizi u shpreh se më 30 qershor do të ketë zgjedhje.
Shkarkimi i Metës
Të gjitha kërkesat që mund t’i drejtohen do kenë kushtëzim prishjen e nyjes gardiane të sistemit zgjedhor.
Ne nuk jemi pjesë e marrëveshjes së 17 majit. Secili deputet ka dinjitetin e tij, kauzën e tij dhe të grupeve respektive, ndryshimin e sistemin zgjedhur. Asnjë në karriget e Kuvendit nga 2009 nuk është i zgjedhur nga shqiptarët
A zgjidhet kriza me shkarkimin e Metës
Nuk mbahem si babai i Kushtetutës, por di të lexoj. Nuk kam lexuar asnjë rresht të saj fjalën zhdekretim. Kjo është një shpikje allashqiptarçe. Nuk e mbaj veten për jurist të madh, por Kushtetuta ka qenë vullnet i zotit Berisha dhe zotit Rama në marrëveshjen e prillit 2008.
Ka zgjedhje më 30 qershor?
Zgjedhjet janë kur ka alternativë për zgjedhje. Votime do të ketë. Ku ka vetëm një kandidat do tëketë vetëm votime, ku ka më shumë, ka zgjedhje.A do i bashkohen mazhorancës deputetët ‘tradhtarë’ të opozitës për të shkarkuar Metën? Murrizi del me deklaratë të fortë dhe “shigjeton” presidentin
Kanë dalë në një deklaratë të përbashkët grupi parlamentar demokrat dhe ai i pavarur. Myslim Myrrizi, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit, i bëri thirrje mazhorancës të vazhdojë para dhe të mos ‘mbyllë’ një sy ndaj opozitës.
Murrizi ngriti dyshime dhe ju drejtua me një pyetje kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha nëse “vazhdon ende marrëveshja e 17 Majit me Ramën dhe Bashën? “Nëse Rama e ka të sinqertë që nuk çon letër të shtatë, të fillojë të tregojë me fakte që kërkon bashkëpunimin e kësaj pjese të opozitës që është sot në parlament. Ta fillojmë me reformën zgjedhore dhe për plotësimin e vakancave në institucioneve, edhe në KQZ. Për të shpëtuar veten janë gati të bëjnë marrëveshje edhe me dreqin”.
Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejt nëse opozita e re do të votonte apo jo shkarkimin e Metës, por u shpreh se çdo deputet ka të drejtën e tij individuale për të vendosur. Murrizi u shpreh se më 30 qershor do të ketë zgjedhje.