Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka reaguar pas vendimit të ERE për të fashën e re të energjisë për muajin nëntor dhjetor.
Ç’po ndodh? Tensionet Kosovë-Serbi, Vuçiç takohet me zyrtarin e lartë të NATO-s, zbardhen detajet
Nga Dibra, Balluku tha se ERE miraton çmimet, por aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë.
“Shohim në media lajmin se u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne dhe për muajin e ardhshëm do të vendosim në bazë të shifrave.
Kemi vënë re që shqiptarët kanë filluar kursimin. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fazën e rritjes së çmimit. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin”, tha Balluku.