Në qarkun e Beratit ka rinisur në KAS numërimi për 114 kutitë. Sot është dita e dytë e rinumërimit në këtë qark.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi rinumërimin e votave në këtë qark pas kërkesës së LSI-së. Kjo e fundit synon të gjejë 77 vota, në mënyrë që të marrë mandatin e pestë nga zgjedhjet e 25 prillit.