Kreu i Urgjencës Skënder Brataj thotë se këto ditë do të mblidhet Komiteti Teknik për të treguar vendimet për situatën e Covid.
Ai tha se të gjithë faktorët që ndikojnë në përhapjen e infeksionit janë marrë si opsion dhe nuk pritet të ketë lirim masash nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Brataj përmendi dhe rastin e Italisë apo Britanisë që u ndanë me zona, të kuqe si zonat me infeksionin më të madh, apo zona portokalli ku imponohen masa disi më të lehtësuara.
I pyetur nëse Komiteti Teknik është duke menduar për uljen e orës policore në 18:00, ai tha:
“Flitet, por janë gjëra që nuk janë marrë vendime, opsionet janë të gjitha ato që bëjnë vendet e botës, çdo dy javë lirojnë ose shtrengojnë masa, i ndajnë me zona të kuqe ose portokalli, edhe tek ne do shohim, besoj së shpejti së afërmi, që të vlerësohet dhe njëherë në bazë të indikatorëve. Në bazë të tyre do merren masat.
“Asgjë nuk përjashtohet, qoftë ulja e orës policore, ashtu edhe mbyllja e disa shërbimeve që mund të vlerësohen se ndikojnë në rritjen e rasteve”, tha Brataj, duke mos përjashtuar as mbylljen e shkollave.”, tha Brataj.