Komisioneri i ri për Zgjerimin në BE do të vijë në Shqipëri. Mësohet se Oliver Varhelyi do vijë në Tiranë me datë 16 Janar. Ndërsa Maqedoninë e Veriut do e vizitojë një ditë më parë, me 15 janar.
Ashtu si paraardhësi i tij Johannes Hahn, edhe komisioneri i ri i Zgjerimit ka qëndrim pozitiv, pro hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Varhelyi do takohet me presidentin Meta, me kryeministrin Rama, me kreun e parlamentit Gramoz Ruç dhe me përfaqësuesit e Opozitës.
Pas vizitave formale me politikanët ai do vizitojë edhe zonat e prekura nga tërmeti fatal i 26 Nëntorit.Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për BE-në dhe personalisht për të.