Dolën protestuan në bulevardi në vendin e krimit të Berishës dhe Metës, për të larguar Edi Ramën, atë që u ka marrë pushtetin. Pra dolën për pushtet, karrige, gënjeshtra dhe mashtrime.
Kjo protestë prodhoi vetëm një tallje të radhës, me gjithë ata që morën dhe do të marrin të “tretin” dhe të “tetin” me këto ronxhobonxho politik të paftyrë, që i drejtojnë dhe i yshtin drejt rrugës, për të mbrojtur prapanicën e tyre dhe të familjarëve të tyre.
Nuk ndodh askund që opozita politike të trembin qeverinë, e cila i ka të gjitha votat e mjaftueshme në Parlament për të vazhduar deri në fund legjislaturën, kjo është një përpjekje jo për të rrëzuar qeverinë, por për t’i mbush mendjen militantëve të vet që ne jemi të zotë dhe se do fitojmë radhën tjetër.
I gjithë ky skenar është përsëritur edhe para 4 vitesh edhe para 8 vitesh, protesta janë bërë gjithmonë, kanë qenë edhe protesta të ashpra, të dhunshme dhe asnjë gjë nuk ka dal. Edhe në botën perëndimore që është më e zhvilluar protestat bëhen nga organizata të ndryshme, nga sindikata për gjera konkrete, kurse këtu tek ne bëhet protestë për të rrëzuar qeverinë, ndërkohë që qeveria rrëzohet me vota.
Nuk ka pasur protestë më të dhunshme se ajo e 14 shtatorit e vitit 1998 dhe çfarë ndodhi, asgjë, sepse nuk është më koha për ta rrëzuar qeverinë me protesta sepse ne tani jemi bërë anëtarë të NATO-s, kemi hapur edhe bisedimet në Bashkimin Europian dhe në asnjë vend të këtij bashkimi ku duam që të vemi ne nuk bëhen protesta për të rrëzuar qeverinë. Qeveria ka marr një detyrë, nëse ajo nuk e bënë si duhet në fund është populli që duhet ta rrëzojë në fund të legjislaturës së saj.
Zgjedhjet e ardhshme lokale janë një tregues sesa e do populli Partinë Socialiste, ndërsa opozita ka mësuar diçka që sa herë që mbarojnë zgjedhjet thotë na i vodhën, i blenë. Protestat janë si ato ndeshjet miqësore që bëhen ndërmjet ekipeve për të përmirësuar formacionin dhe kjo kështu më duket dhe është një provë për të mbajtur të mobilizuar militantët e tyre.
Në këtë situatë ata kanë një problem që ajo fasha gri që nuk janë militantë dhe që vendosin se kë do të votojnë, por me këtë situatë në të cilën ndodhet sot e djathta duket se gjasat nuk janë të mira, prandaj bëhen zgjedhjet se kë do populli. Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e parë që nisi blerjen e votës, pra si nëna e mashtrimit dhe vjedhjes së pushtetit . /Tellalli.al